LajmeMaqedoni

Regjistrimet online: S’kanë internet – vijnë nga Velesi në Shkup

NXËNËSIT PROBLEME ME ONLINE REGJISTRIMIN

I kanë marrë dokumentat për tu regjistruar në shkollën e mesme pasi nuk mund të regjistrohen online. Shtatë nxnënës nga Velesi kishin ardhur personalisht në shkollë për tu regjistruar duke mos mundur ta shyrtëzojnë mundësinë për tu regjistruar online. Besim Ramadani drejtori i shkollës së mësme për sport Metodi Mitevski Brico, thotë se gjatë këtyre ditëve kishin probleme me aplikimet online.

“Pak është problem aplikimi online i nxënësve, problemi është paraqitur te pasvordat e “teams”-it. Interesimi është i madh. Deri sot i kemi 20 nxënës që kanë aplikuar dhe i kanë sjell dokumentet. Deri në ora 15 pasdite është afati i fundit i aplikimit online, kështu që nesër mund ta dimë për nxënësit të cilët kanë bërë aplikimin dhe nesër apo pasnesër është sjella e dokumentacionit për afatin e parë” – tha Besim Ramadani, drejtor

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri asnjë nxënës nuk do të penalizohet për shkak problemeve teknike, shton se të gjithë nxënësit që i plotësojnë kushtet do të regjistrohen.

“Gjatë aplikimit kanë pasur disa vështërsi për arsye se ka qenë një ngarkesë e sistemit. Asnjërit nuk do t’i mohohet e drejta e cila i takon. çdo nxënësit do t’i dalim në ndihmë. Por pres deri në fund të procesit të regjistrimit të kemi përqindje të lartë. Përsëri pranon faktin që ka pasur vështërsi teknike të cilat dal ngadal si proces do të anashkalohen në periudhën e ardhshme. Nuk do të penalizohen nxënësit? Jo, asesi. – deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Deri me tani janë regjistruar 12 mijë nxënës në shkollat e mesme. Ndërsa gjatë viteve të kaluara numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme ka qenë rreth 16 mijë nxënës. Ndryshe kjo është hera e parë që nxënësit aplikojnë online ndërsa afati i parë për tu regjistruar është deri në ora 15. Vijojnë edhe dy afate tjera për regjistrim. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button