BotaLajme

Uganda merrr vendimin ekstrem: Burg i përjetshëm nëse deklaron se je homoseksual

Njerëzit që identifikohen si homoseksualë në Ugandë rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm.

Ky vendim vjen pasi parlamenti miratoi një projektligj të ri kundër komunitetit LGBTQI+.

Një aktivist për të drejtat e njeriut tha për BBC se projektligji kishte shtuar frikën se mund të ketë më shumë shantazh dhe presion ndaj homoseksualëve.

“Ka shumë shantazhe. Njerëzit po marrin thirrje se “nëse nuk më jep para, do të raportoj se je homoseksual”, -tha ai.

Projektligji është një nga pjesët më të ashpra të legjislacionit kundër homoseksualëve në Afrikë.

Aktet homoseksuale janë tashmë të paligjshme në Ugandë, por ky projektligj paraqet shumë vepra të reja penale.

Përveç vetë-identifikimit si homoseksual të paligjshëm, sipas projektligjit miqtë, familja dhe anëtarët e komunitetit do të kishin për detyrë të raportojnë tek autoritetet individët që janë në marrëdhënie me të njëjtit seks.

Projektligji u miratua me mbështetje të gjerë në parlamentin e Ugandës të martën në mbrëmje.

Show More

Related Articles

Back to top button