Të paktën një person u vra dhe 25 të tjerë u plagosën sot nga një sulm rus në një pallat në Zaporizhia , në jug të Ukrainës, njofton kryebashkiaku i qytetit.
“Fatkeqësisht një person i lënduar, i cili ishte në gjendje të rëndë ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve që kemi deri më tani, 25 janë aktualisht të shtruar në spital”, ka shkruar Anatoly Kurtiev në Telegram.
Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për “bombardimin e qytetit me brutalitet” , ndërsa shfaqi publikoi një video të momentit të bombardimit të ndërtesës nëntëkatëshe.
/albeu.com/