Futbollisti gjerman me prejardhje turke, Mesut Ozil, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se po pensionohet nga futbolli.
“Ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Dua ta falenderoj Schalke, Werder, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahçe dhe Basaksehir, si dhe të gjithë trajnerët që më kanë mbështetur, duke shtuar këtu edhe bashkëlojtarët që u shndërruan në shokë”, ishin disa nga fjalët e shkruara në njoftimin e Ozil.
34 vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar me Real Madrid titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën e Spanjës, me Arsenal katër kupa “FA” dhe dy Superkupa të Anglisë dhe me Werder Bremen një herë Kupën e Gjermanisë.
Por trofeu më i rëndësishëm mbetet ai me kombëtarën e Gjermanisë, kur në vitin 2014 ishte shpallur kampion bote.