GostivarLajme

Kryetari Arben Taravari ia ndau çmimin “Qytetar nderi” kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Gjatë ditës së sotme në hapësirat e komunës, në një ceremoni solemne, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ia ndau çmimin “Qytetar nderi i Gostivarit”, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në seancën e 19-të të Këshillit Komunal në shkurt të këtij viti, kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpall qytetar nderi me unanimitet votash, ndërsa sot çmimi iu nda edhe zyrtarisht në Gostivar.

Fjalim rasti mbajti kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh se Tirana tashmë është shndërruar në kryeqytet evropian dhe se është surprizë e këndshme që kryetari i saj, Erion Veliaj të bëjë PR edhe për Gostivarin.

“Sot do të shpallim një Qytetar Nderi dhe këtë titull ia ndajmë një personaliteti i cili ka bërë një kombinim të rrallë në karakterin e tij. Ai është sa shqiptar në empati e thjeshtësi, po aq edhe një perëndimor modern në vizion e politikë. Kur Nelson Mandelën e pyetën se çfarë do bënte për të ndryshuar botën, afrikani legjendar tha: Do ta ndryshoja edukimin. Personaliteti në fjalë është shembulli më i mirë i përgjigjes proverbiale të Mandelēs. Ai mori mē të mirën e shkollës shqiptare dhe më të mirën e shkollës amerikane, por mbi të gjitha, një nga fushat tek të cilat ai ka këmbëngulur të përmirësojë vazhdimisht, është edukimi dhe të gjitha format e tij”, u shpreh kryetari Arben Taravari.

Show More

Related Articles

Back to top button