LajmeRajon

Tërmeti godet Janinën, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur rreth orës 2.43 minuta të mëngjesit të së enjtes në Janinë, Greqi.

Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veri-veriperëndim të Aetomylitsa dhe thellësia fokale u vlerësua në 13.1 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.

Pasuan edhe dy pasgoditje të tjera, ku i pari me magnitudë 3.3 Rihter dhe i dyti 3.7, i cili ndodhi me një epiqendër prej 25 km në perëndim jugperëndim të Krystallopigi Follorinë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, kryesisht në qarkun e Korçës.

Show More

Related Articles

Back to top button