BotaLajme

Bideni i uron myslimanët për fillimin e Ramazanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar komunitetin mysliman në ShBA dhe në mbarë botën me rastin e fillimit të muajit të shenjë islam të Ramazanit.

“Sot, (bashkëshortja) Jill dhe unë ua shprehim dëshirat më të mira komuniteteve myslimane në mbarë vendin dhe përreth botës, kur ato e fillojnë muajin e shenjë islam të Ramazanit – kohë e agjërimit, përtëritjes, bamirësisë, adhurimit dhe rritjes”, thuhet në deklaratën e presidentit Biden, të publikuar në uebfaqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Gjatë kësaj kohe të shenjtë të reflektimit, Shtetet e Bashkuara gjithashtu e riafirmojnë përkrahjen tonë ndaj komuniteteve myslimane që po vuajnë nga vështirësitë dhe shkatërrimi. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popujt e Turqisë dhe Sirisë, të cilët kanë humbur shumë të dashur të tyre gjatë tërmeteve shkatërruese rishtazi, dhe me popullin e Pakistanit, i cili është duke e rindërtuar jetën pas vërshimeve të verës së kaluar”m thuhet më tej në deklaratë.

Bideni tha se Shtetet e Bashkuara janë të solidarizuar me myslimanët që vazhdojnë të ballafaqohen me shtypje, përfshirë ujgurët në Kinë, komunitetin Rohingya në Birmani dhe komunitetet e tjera myslimane që ballafaqohen me përndjekje përreth botës.

Show More

Related Articles

Back to top button