LajmeMaqedoni

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se do të kërkojë informatë nga MPJ pse televizioni ynë kombëtar nuk emetohet në Bullgari

 Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se do të kërkojë informatë nga Ministria e Punëve të Jashtme se pse programi i televizionit kombëtar të Maqeodonisë së Veriut nuk emetohet në Bullgari, siç emetohet Televizioni kombëtar bullgar (BNT) tek ne.

“Menjëherë do t’i kontaktojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe natyrisht Televizionin tonë kombëtar, i cili duhet të emetohet dhe sapo të marrim përgjigje zyrtare, si dhe përgjigje nga institucionet zyrtare bullgare, atëherë do ta ndajmë me ju”, deklaroi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se sipas Marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë, kanalet televizive kombëtare duhet të emetojnë program, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Bullgari.

Kjo tani për tani nuk është rast, pasi televizioni i ynë kombëtar nuk emetohet në Bullgari.

Show More

Related Articles

Back to top button