BotaLajme

Istanbul, hapet për vizitë Këmisha e Shenjtë e profetit Muhamed

Këmisha e Shenjtë e profetit Muhammed (Hırka-i Şerif), një nga amantet e rëndësishme të shenjta që i është dhuruar Vejsel Karanit me vullnetin e profetit Muhamed, u hap për vizitorët në xhaminë Hırka-i Şerif në Fatih të Istanbul-it me rastin e Ramazanit, raporton Anadolu.

Qytetarët krijuan radhë të gjata në kopshtin e xhamisë për të parë Këmishën e Shenjtë. Relikti i shenjtë mund të shihet nga ora 10:00-18:00 gjatë ditëve të javës dhe 09:00-18:00 në fundjavë.

“Tradita e Istanbulit për të vizituar Këmishën e Shenjtë”

Barış Samir, nipi i gjeneratës së 59-të të Vejsel Karanit për gazetarët tha se Këmisha e shenjtë u hap për vizitorët të premten, ditën e dytë të Ramazanit.

Ai tha se Këmisha e Shenjtë do të jetë e hapur për qytetarët për një periudhë më të gjatë kohore këtë vit. “Faleminderit Zotit ne e hapëm Këmishën e Shenjtë me lutje. Sa më shumë që qytetarët tanë të vizitojnë Këmishën e Shenjtë aq më të kënaqur do të jemi. Për shkak të pandemisë nuk mundëm ta hapnim për 2 vjet. Qytetarët tregojnë interes të madh për Këmishën e Shenjtë”, tha Samir.

Show More

Related Articles

Back to top button