LajmeMaqedoni

60 gjoba në Pollog, të gjitha për tejkalim të shpejtësisë

Vazhdojnë aktivitetet e intensifikuara të kontrollit të trafikut në rajonin Tetovë-Gostivar.

Dje (18-prill) nga ora 07:00 deri në ora 13:00 është kryer një tjetër kontroll i shpejtësisë, kryesisht në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe rrugët rajonale përreth, në të cilat janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 49 shkelje të shpejtësisë jashtë vendbanimit (TE-30 dhe GV-19).

Një nga tejkalimet (GV) ishte mbi 70 kilometra në orë, 12 (TE-4 dhe GV-8) deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Krahas këtyre janë sanksionuar edhe 11 shkelje të tejkalimit të shpejtësisë së paraparë (TE) në vendbanim, si dhe 2 lloje të tjera të shkeljeve (TE-1 dhe GV-1), të gjithë shkelësve u janë përgaditë parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba në para që variojnë prej 10 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga madhësia e tejkalimit, kurse shoferët me shpejtësi të madhe do të përballen me heqje të përkohshme të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.

Në prag të festës së Bajramit, kur në këtë zonë pritet të rritet dinamika e komunikacionit, SPB-Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht të mos lëvizin shumë shpejt dhe të respektojnë plotësisht të gjitha rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë me parakalimet, dhënien e përparësisë, mbajtjen e distancës së sigurt dhe të tjera, për të shmangur konfuzionin dhe aksidentet. Aq më tepër që këto ditë është rritur dukshëm numri i automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugët e qytetit në Tetovë dhe Gostivar, por edhe në rrugët rajonale dhe lokale.

Show More

Related Articles

Back to top button