Një memorial është inauguruar sot në zonën e Darsisë në Lushnjë. Ky memorial është vendosur në përkujtim të masakrës së ushtrisë serbe ndaj banoreve të zonës.
Në 25 mars të vitit 1913 hordhitë serbe masakruan 27 banorë te fshatit Gjuzaj pasi ky fshat iu kundërvu pushtuesve.
Historiani Niko Ferro doktor profesor tregon ngjarjen si është dokumentuar ku në analet historike gjendet kjo masakër, ku u vranë nga ushtria serbe 27 banorë, teksa ishin në rrugë e sipër për të pushtuar deri në Berat e me tej derisa të bashkoheshin me grekët duke synuar kështu zhdukjen e Shqipërisë.
Ne përkujtimore janë gdhendur emrat e 27 banorëve të fshatit që i masakruan nga forcat serbe në luftën fill pas shpalljes së pavarësisë.
Në ceremoni morën pjesë pasardhës të të vrarëve, banorë të zonës, përfaqësues të forcave politike, të pushtetit vendor. Pjesëmarrësit në këtë përkujtimore do t’i kërkojnë presidentit Begaj që këta martirë të marrin vlerësimin e duhur.