Protestuesit kanë hedhur tym të zi në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës përgjatë fjalimit të kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, shkruan Gazeta Metro.
Vetëm 30 minuta pasi nisi, ka përfunduar protesta e PSD-së kundër Asociacionit tek Qeveria. Aktivistët e PSD e hodhën këtë tym, në shenjë krahasimi se Kurti e ka zymtsuar të ardhmen e Kosovës.
Gjithashtu ativistët e PSD-së kanë hequr flamujt e Kosovës përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në vend të tyre janë vendosur flamuj të bardhë. Për simbolikën e tyre ka folur Dardan Molliqaj.
Ai ka thënë se ata janë vendosur për të treguar se Kurti është dorëzuar.
“Këta flamuj u zëvendësuan në mënyrë simbolike për të treguar që kryeministri i Kosovës është dorëzuar”, ka thënë Molliqaj.
Më poshtë keni videot dhe fotografitë e siguruara nga Metro.