BotaLajme

Zelensky: Nuk kam marr propozim paqeje nga lideri kinez

Volodymyr Zelensky thotë se shteti kinez nuk ka bërë ofertë për të ndërmjetësuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë.

Zelensky deklaroi se i ka dërguar “mesazhe të drejtpërdrejta” përmes kanaleve diplomatike liderit kinez, Xi Jinping se dëshironte të takohej me të, por nuk mori përgjigje.

“Nuk kam marrë propozim nga Kina për të ndërmjetësuar. Nuk kam marrë një propozim për t’u takuar”, tha ai.

Zelensky shprehu gjithashtu skepticizëm për propozimin 12-pikësh të Kinës që bën thirrje për një armëpushim dhe negociata paqeje, duke thënë se “respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial” duhet të jetë i pari.

Kina deri më tani ka refuzuar të dënojë agresionin e Rusisë, raporton skynews.

Plani 12-pikësh i Pekinit u kërkon të gjitha palëve të respektojnë sovranitetin e të gjitha kombeve, të mbrojnë objektet bërthamore, të lehtësojnë eksportet e grurit, të mbrojnë civilët dhe të burgosurit e luftës.

Megjithatë, propozimi bën thirrje gjithashtu për braktisjen e “mentalitetit të Luftës së Ftohtë” dhe “ndalimin e sanksioneve të njëanshme”, retorikë e përdorur shpesh nga Pekini për të kritikuar përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës.

Show More

Related Articles

Back to top button