LajmeSport

Kilian Mbape, gati të kalojë edhe rekordin e Mishel Platinit

Kilian Mbape vijon të shfaqet një fenomen në fushë edhe me fanellën e kombëtares së Francës. Sulmuesi shtoi së fundmi edhe dy gola në llogarinë e tij me “Gjelat” teksa ndëshkoi në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024, Holandën, një sfidë ku francezët triumfuan me shifrat 4-0.

Me dy golat e shënuar ndaj “Tulipanëve”, Mbappe preku shifrën e 38 golave me kombëtaren duke vendosur në shënjestër një legjendë si Mishel Platini. Ish-fantazisti i famshëm i Francës ka shënuar 41 gola me kombëtaren, mirëpo rekordi i tij është në rrezik prej 23-vjeçarit. Megjithatë, Mbape mbetet me “këmbë në tokë” teksa shprehet se Platini është një legjendë e futbollit francez dhe se ai mund të ndjehet vetëm i nderuar për krahasimin.

“Tre gola larg Platini? Është një nder i madh që të jem pranë tij në këtë klasifikim, por tashmë objektivi i radhës është ta parakaloj. Megjithatë, përtej shifrave unë mbetem me “këmbë në tokë” dhe do të vazhdoj në rrugën time. Pavarësisht rekordeve, Platini mbetet një legjendë e padiskutueshme e futbollit francez”, u shpreh Mbape.

Kujtojmë se golashënuesi më i mirë në historinë e Francës është Olivier Zhiru me sulmuesin e Milan që ka shënuar 53 gola.

Show More

Related Articles

Back to top button