Në Ohër sot fillon konferenca ndërkombëtare dyditore Forumi i Prespës për Dialog, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, edicioni i të cilit këtë vit e mban emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë”.
Në këtë forum pritet të marrin pjesë edhe: Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë. Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe disa presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, që do të diskutojnë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.