LajmeMaqedoniRajon

Petkov do ta dorëzojë në Kuvend propozimin francez për heqjen e vetos kundër Maqedonisë

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur vetë Petkovi para bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, informuan mediat bullgare.

Petkov me këtë rast deklaroi se është i njohur në detaje me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo.

“Të enjten (16 qershor) do të dërgohet zyrtarisht në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe unë personalisht do ta dërgoj në Kuvend. Personalisht, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz qëndrojnë fort pas meje”, tha Petkov.

Dje, në fillim të takimit të Këshillit të Ministrave, Petkov e ka lexuar kërkesën e tij, e cila është pranuar menjëherë dhe e cila parashikon “Propozimi i Presidencës franceze duhet të dërgohet menjëherë në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme”.

Show More

Related Articles

Back to top button