LajmeSport

Goditje për Milanin, humb mbrojtësin francez para sfidës me Napolin

Mbrojtësi i Milanit, Pierre Kalulu do të humbasë ndeshjen me Napolin, pasi u dëmtua ndërsa ishte i grumbulluar me kombëtaren U-21 të Francës.

Në një njoftim për mediet, Milan zbulon se Kalulu iu nënshtrua të gjitha kontrolleve mjekësore dhe u verifikua që lojtari ka një dëmtim në këmbën e djathtë.

“Këtë mëngjes, Pierre Kalulu iu nënshtrua kontrolleve që treguan një dëmtim në muskulin e pulpës së tij të djathtë. Ndërsa një tjetër kontroll do të zhvillohet gjatë kësaj jave,” thuhet në njoftimin e Milanit.

Në këtë situatë mbrojtësi do t’i mungojë skuadrës së Piolit në fundjavë, kur përballë do të ketë Napolin.

Show More

Related Articles

Back to top button