Këtë verë pritet të ketë një revolucion të vërtetë te skuadra e Manchester United, që do të pësojë një ndryshim të madh në organizikë. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, janë 7 futbollistët që mund të “hapin krahun” në merkaton e verës.
Bëhët fjalë për lojtarë që janë në fund të kontratës së tyre me Manchester United, apo që nuk luajnë shumë. Dy emrat kryesorë janë ato të portierit David de Gea, kaputeni i ekipit dhe mbrojtësit Harry Maguire.
Ndërkohë që lista kompletohet edhe me Marcel Sabitzer, Aaron Wan-Bissaka, Wout Weghorst, Scott McTominay dhe Anthony Martial. Për të gjithë këto lojtarë ka mjaft kërkesa, ndaj nuk do të jetë e vështirë që të gjenden blerës.
Manchester United pritet të arkëtojë mjaft nga shitja e tyre, shumë që më pas do të investohet në merkato për 2-3 blerje cilësore. Duket se trajneri Erik Ten Hag ka dhënë direktiva të qarta, ndaj dhe do të largojë lojtarët që nuk janë në planet e tij.