Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me recesion këtë vit, si dhe me inflacion të lartë më 2024, kanë parashikuar disa ekonomistë, pas një vëzhgimi gjashtëmujor të situatës ekonomike. Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik. Më shumë se dy të tretat e respodentëve të Asociacionit Kombëtar për Ekonominë e Biznesit kanë thënë në një anketë se presin që inflacioni të mbetet mbi katër për qind deri në fund të këtij viti. Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit, besohet se janë shkaktaret kyçe të inflacionit që ka prekur ekonomitë e pothuajse gjithë botës. Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara e kanë rritur normën e interesit në 4.75 për qind, me qëllim të luftimit të inflacionit, i cili vitin e kaluar ka arritur në nivelet më të larta në dekada. Rritja e çmimeve është ngadalësuar, duke qëndruar në 6.0 për qind në shkurt, ndonëse është shifër shumë e lartë sesa shënjestra afatgjate e Rezervave Federale prej 2 për qind.
Lexo më tej
Bota
më parë 12 hours
Dollari prek pikën më të ulët në tri vjetët e fundit
Lajme
më parë 12 hours
Doktoraturë për të ikur jashtë
Bota
më parë 13 hours
Zelensky kërkon nga Rusia t’i kthejë fëmijët ukrainas
Bota
më parë 14 hours
Grupi VW “negocion për tarifat me administratën Trump”
më parë 12 hours
Bashkim për BE-në! Mesazhe të qarta nga debati për agjendën reformuese
më parë 12 hours
Inspektorët kontrollojnë tregtarët për çmimet në faqet e internetit
më parë 12 hours
Dollari prek pikën më të ulët në tri vjetët e fundit
më parë 12 hours
Doktoraturë për të ikur jashtë
më parë 12 hours
Ushtria izraelite vret 26 palestinezë të tjerë në Gaza, numri i të vdekurve shkon në 51.266
më parë 13 hours
Terapia për pacientët me kancer pritet të arrijë deri në fund të javës
më parë 13 hours
Shefi i spiunazhit izraelit akuzon Netanyahun se “kërkonte operacione të paligjshme”
më parë 13 hours
Zelensky kërkon nga Rusia t’i kthejë fëmijët ukrainas
më parë 14 hours
Grupi VW “negocion për tarifat me administratën Trump”
më parë 14 hours