Sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore janë aktivizuar në Kiev, në kohën kur atje po qëndrojnë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Siç raporton CNN, sirenat jo domosdoshmërisht nënkuptojnë se ka ndodhur ndonjë sulm, por shpesh shërbejnë si paralajmërim, transmeton Telegrafi.
E para pak çastesh është bërë e ditur se Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Mario Draghi, kanë arritur në kryeqytetin e Ukrainës.
Ata pritet të takohen me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili ishte kritik i ashpër për liderët evropianë që në fillim të pushtimit rus në Ukrainë, hezituan të dërgojnë armë në Ukrainë që të mbrohen nga agresioni rus.