BotaLajme

Bursat evropiane me rritje të lehtë

Tregjet evropiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në rënie të vazhdueshme.

Kujdesi është i lartë, në pritje të përfundimit të takimit të Rezervës Federale. Indeksi evropian STOXX 600 është hapur në rritje të lehtë me 0.3 për qind. Gjithashtu, gjatë kësaj jave priten edhe takimet të Bankës së Anglisë dhe Bankës së Zvicrës, por edhe takimi emergjent i Bankës Qendrore Evropiane.

Tregjet presin gjerësisht, se në përgjigje të inflacionit të lartë në SHBA, Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë. Për muajin maj, inflacioni rezultoi në rritje me 8.6 për qind. Tregjet aziatike u mbyllën në performancë të përzier në sesionin e sotëm, pasi disa të dhëna në Kinë, si prodhimi industrial dhe shitjet me pakicë, sinjalizuan rimëkëmbje të ekonomisë të dytë më të madhe në botë.

Ndërkohë, BQE njoftoi se ditën e sotme do të zhvillojë një takim emergjent, në një kohë që yield-i i obligacioneve po rritet në të gjitha vendet e Eurozonës.

Kjo do të thotë se kostoja e huamarrjes po rritet për shumë qeveri. Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare italiane është rritur në mbi 4 për qind, niveli më i lartë në disa vite. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button