Të paktën 38 persona kanë vdekur në një qendër për emigrantë në Meksikë, si pasojë e zjarrit që zyrtarët kanë thënë se ka nisur përgjatë një proteste kundër dëbimit të tyre.
Shumica e viktimave kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore dhe ajo Jugore, në tentim e sipër për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ata janë nisur drejt kufirit, në pritje të skadimit të një mase të fuqizuar përgjatë pandemisë së koronavirusit, e cila i ka dhënë mundësi Qeverisë amerikane që të dëbojë emigrantët që tentojnë ta kalojë kufirin.
Mediat lokale kanë thënë se emigrantët brenda ndërtesës, ku është përhapur zjarri, janë marrë nga autoritetet të hënën dhe janë dërguar në qendër.