LajmeMaqedoni

Supremja e miratoi aktgjykimin për “Dhomën Publike”, u refuzua kërkesa për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit për rastin “Dhoma Publike”, raporton Portalb.mk.

Vendimi është marrë në një seancë të mbajtur dje nga Këshilli i veprave penale në  Gjykatën Supreme.

“Këshilli i veprave penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi Aktgjykim Kvp2.nr.23/2023, me të cilin kërkesat për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, të Gjykatës Themelore Penale Shkup K.nr.1851/21 të datës 11.03.2022 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KZH.nr.588/22 të datës 24.11.2022, i refuzoi si të pabaza”, njoftoi Supremja.

Themeluesi i grupit ku shpërndaheshin materiale pornografike të grave nga Maqedonia pa lejen e tyre, u dënua me katër vite burg, ndërsa po aq, është dënuar, gjegjësisht katër vite, edhe administratori Mihail Panevski. Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte akte seksuale me një fëmijë. Të dy u akuzuan për veprën penale e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve.

“Dhoma Publike” u krijua në fund të vitit 2019 dhe në të shpërndaheshin fotografi dhe të dhëna personale të vajzave dhe grave në vend.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk