BotaLajme

Probleme me frymëmarrjen, ja si paraqitet gjëndja shëndetësore e Papa Franceskut

Papa Françesku është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme, për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Vatikani bëri të ditur se për shkak të këtij problemi, kreu i kishës katolike do të duhet të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për disa ditë.

Ditët e fundit, papa 86-vjeçar ishte ankuar për probleme me frymëmarrjen e më pas analizat zbuluan infeksionin.

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, për shkak të eventeve dhe shërbimeve të shumta që janë planifikuar para fundjavës së Pashkëve.

Show More

Related Articles

Back to top button