Vendimi i Greqisë për të blerë 38 sisteme raketore të armatosur SPIKE-NLOS nga Izraeli, duket se ka sjellë edhe reagimin e autoriteteve turke. Mediat greke bëjnë me dije se turqit vijojnë të monitorojnë dhe analizojnë programet e armatimit të Greqisë.
Sipas mediave ekspertët që analizojnë tregun grek e kanë cilësuar si një “hap të rrezikshëm”.
“Hapi i rrezikshëm i Greqisë me blerjen e sistemeve raketore SPIKE. Megjithëse me një buxhet të kufizuar, Greqia vazhdon të provokojë krizën në Egje, duke e bazuar politikën e saj të jashtme në rivalitetin me Turqinë, duke blerë miliarda dollarë armë”, shkruajnë mediat turke.
Ndërkohë në të njëjtën kohë, turqit po paraqesin planet e reja të Ankarasë për të krijuar një flotë anijesh të armatosura pa pilot në Egje dhe Mesdheun Jugor, duke shfaqur një video të një anije turke pa pilot që gjuan një raketë lundrimi./abcnews.al