Për herë të parë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, arbitër femër do të drejtojë një ndeshje të futbollit elitar. Bëhet fjalë për Iva Projkovskën, e cila do të ndajë drejtësinë në përballjen në stadiumin në Tetovë, kur të dielën do të takohen Shkëndija dhe Pobeda. Në “debutimin” e saj të arbitres kryesore të ndeshjes në Tetovë, do të ndihmohet nga Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski.
Në sfidat e tjera, gjatë ditës së diel, Struga Trim Lum do të përballet me Akademia Pandevin, ndërsa FC Shkupi do të sfidojë Skopjen. Ndërkohë Bregallnica në terrenin vendas do të takohet me Tikveshin.
Ndeshja e vetme, e cila do të zhvillohet gjatë ditës së shtunë do të zhvillohet në Shkup, ku Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Rabotniçkit. Të gjithë ndeshjet e javës së 25-të do të nisin në orën 15.00.
LIGA E PARË – JAVA 25 (0ra 15.00)
Shkëndija – Pobeda
Struga Trim Lum – Akademia Pandev
FC Shkupi – Skopje
Bregallnica – Tikveshi
Makedonija Gjorçe Petrov – Rabotniçki