BotaLajme

35 të vdekur në Indi për shkak të shembjes së një tempulli

Të paktën 35 persona janë vrarë pasi kanë rënë në një pus teksa po luteshin në një tempull në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh.

14 të tjerë janë shpëtuar ndërsa një tjetër është ende i zhdukur në aksidentin që ndodhi, raporton “BBC”.

Policia ka thënë se viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus, kur ajo është shembur nën peshën e tyre.

Incidenti ka ndodhur të enjten gjatë një ceremonie lutjeje të organizuar në tempullin Beleshwar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami.

Show More

Related Articles

Back to top button