LajmeMaqedoniRajon

Bërnabiq-Kovaçevski: Biseduam për tema në interes të të dyja vendeve

Raportet tona politike dhe ekonomike janë në nivel shumë të lartë dhe kjo falë iniciativës “Ballkani i Hapur”, tha Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

“Kritikuesit e iniciativës Ballkani i Hapur, ata që thonë se kjo është interes i Serbisë ose Interes i Maqedonisë së Veriut, përkundrazi ky është interes i të gjithëve, për këtë më së miri flasin shifrat e importit dhe eksportit të të dyja vendeve. Unë pres që muajin e ardhshëm do të caktojmë edhe terminin e seancës së përbashkët që do të mbahet në Serbi. Serbia e mbështet integrimin e republikës së Maqedonisë në BE”, tha Bërnabiq duke paralajmëruar edhe nënshkrimin e një memorandumi tjetër që ka të bëj me procesin integrues të të dyja vendeve në BE.

Nga ana tjetër kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski tha se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia nuk kanë asnjë çështje të hapur.

“Dua të shpreh vullnetin e fuqishëm të qeverisë sonë që të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën politike, ekonomike dhe të gjitha lëmit e tjera. Biseduam për shumë projekte, të cilat janë në rrjedh e sipër, por edhe për projekte që do të realizohen në të ardhmen me qëllim të rritjes së standardit të qytetarëve. U nënshkruan tre memorandume, njëri nga dy ministritë për punë të brendshme që ka të bëj me vendkalimin kufitar Tabanoc, me qëllim përshpejtimin e procedurave për qarkullim e lirë të njerëzve dhe mallrave. Memorandumi i dytë ka të bëj me pikat pagesore, pagesa përmes kartelave elektronike “TAG” dhe memorandumi i tretë ka të bëj me energjetikën dhe minierat”, tha Kovaçevski.

Show More

Related Articles

Back to top button