Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se presin që vendi të ketë një sezon rekord turistik këtë vit.
Abazoviq ka njoftuar se është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Edhe 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar.
Ai ka shkruar në Facebook se Mali i Zi është në rrugën e duhur.
“Me 177 mijë qëndrime brenda natës kemi 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar. Është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Edhe 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar. Të gjithë parametrat tregojnë se ky do të jetë një sezon rekord turistik”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
Ai ka thënë se janë krenarë për rezultatet që kjo Qeveri e Malit të Zi po arrin në çdo hap./21Media