BotaLajme

Vrasja në familjen shqiptare në Itali /Djali dëgjoi britmat e nënës në telefon kur babai e qëlloi thikë

Detaje tronditëse janë publikuar nga mediat italiane lidhur me krimin e ndodhur pasditen e së enjtes në Itali, ku 62 vjeçari Xhafer Uruçi vrau me thikë bashkëshorten e tij, Zenepe Uruçi, 56-vjeç.

Mësohet se viktima Zenepe Uruçi, i ka kërkuar ndihmë djalit të saj ndërsa Xhafer Uruçi po e sulmonte me thikë.

Mediat italiane flasin për një telefonatë dramatike. Djali i çiftit i cili ndodhej në provincën e Viterbos për punë ishte i pari që kuptoi se çfarë po ndodhte në shtëpinë në rrugën del Crociere teksa mori një mesazh nga e ëma.

56-vjeçarja mësohet se i dërgoi një mesazh zanor djalit në Whatsapp ku i thoshte: “Babai yt po më vret!”.

I alarmuar djali ka telefonuar të atin i cili i ka thënë: “Shiko, unë kam thikë dhe do të bëj katastrofë”.

Po ashtu djali dëgjoi britmat e nënës. Nga frika nga më e keqja, ka lajmëruar menjëherë motrën dhe policinë, por kur në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e skuadrës Volante dhe skuadra Mobile, tragjedia kishte ndodhur tashmë.

Xhaferr Uruci ishte ende në shtëpi dhe arma e vrasjes aty me të. Burri u dërgua në komisariat ndërkohë që policia italiane mblodhi provat në vendngjarje dhe nisi hetimet.

Show More

Related Articles

Back to top button