LajmeRajon

Përballja presidenciale/ Milatoviç: Je diktatori i fundit evropian. Gjukanoviç: Po e shtyn Malin e Zi prapa

Fushata në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi ka përjetuar kulmin mbrëmjen e së shtunës, pak orë para heshtjes zgjedhore, në duelin televiziv mes presidentit aktual, Milo Gjukanoviç, i cili kandidon për një mandat të ri dhe kundërshtarit të tij, Jakov Milatoviç.

Të dy kandidatët shkëmbyen akuza, por edhe besim se do të fitojnë në raundin e dytë të dielën e 2 prillit.

Milatoviç e quajti Gjukanoviçin, ndër të tjera, diktatorin e fundit europian dhe i tha se do ta dërgonte në të shkuarën politike.

“Ju jeni diktatori i fundit evropian dhe ju e dini mirë. Lukashenko mori pushtetin në Bjellorusi, pesë vjet pas jush. Dhe ju keni ndryshuar botët për 34 vjet” theksoi Milatoviç.

Ndërsa, Gjukanoviç ka deklaruar se Milatoviç dëshiron të prezantohet në mënyrë të rreme si njeri i së ardhmes, ndërsa në realitet po bën gjithçka për ta kthyer Malin e Zi prapa.

“Dhe kur është fjala për veten e tij, Milatoviçi e ka problem me veten, sepse babai i tij ka votuar për shtet të përbashkët dhe ai për pavarësi shtetërore, mendoj për të kënaqur një pjesë të opinionit”, u shpreh presidenti.

Show More

Related Articles

Back to top button