LajmeRajon

Digjen edhe tri vetura të tjera në veri të Kosovës

Tri vetura të tjera janë djegur në Leposaviq, në veri të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili theksoi se nuk ka të lënduar dhe se në orët e hershme të mëngjesit janë raportuar rastet.

“Po jane djegur tri vetura, dy janë me targa RKS dhe një me targa serbe. Në orët e hershme të mëngjesit, janë raportuar rastet. S’ka të lënduar veç dëme materiale”, ka thënë Hoti.

Pas kësaj ka reaguar edhe shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka thënë se sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë.

“3 makina të tjera janë djegur në Leposaviq. Të diskredituar dhe me mbështetjen e pakësuar nga #serbët e Kosovës, strukturat ilegale të #Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar Vela.

Show More

Related Articles

Back to top button