LajmeRajon

Partitë serbe që do të marrin pjesë në zgjedhje shpalosin sloganin kundër Listës Serbe

Zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut të Kosovës priten të mbahen, ashtu siç ishte parashikuar, në 23 prill.

Disa ditë para zgjedhjeve, partitë serbe kanë realizuar një slogan, ku në fokus kishin Listën Serbe, shkruan Arbresh.info

Në këtë slogan ata ju drejtohen qytetarëve me pyetjen se Kush ishte Lista serbe dhe pse duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje?

“Kush është Lista Serbe??? Ata përkrahën ushtrinë e Kosovës!!! Ju anuloi KM 1244-UN ! Ju detyruan të jepni dorëheqje! Ata ngrenë barrikada për ju! I janë dorëzuar Kosovës, institucionet serbe! Edhe ju po pyesni veten, ngrini zërin!” shkruhet në sloganin e siguruar nga portali Arbresh.info

Sipas pankartës paritë serbe që do të marrin pjesë në zgjedhje po ju tregojnë qytetarëve se çka ka bërë Lista Serbe me qeverisjen e saj nga themelimi dhe që nga hyrja në institucionet e Kosovës.

Kujtojmë se, Lista Serbe nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq.

Ndaj këtij vendimi të saj kanë shprehur keqardhje ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendet e QUINT-i apeluan që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Show More

Related Articles

Back to top button