LajmeSport

Komisionit Federal i Arbitrave, kundër ndërprerjes së ndeshjes për lojtarët që agjërojnë

Historia e afërt e kombëtares franceze është e pasur me yje të besimit islam, që kanë ndihmuar Francën të arrijë majat më të larta, njerëz si Zidan dhe Benzema.

Gjithsesi këto nuk kanë mjaftuar që Federata Franceze të tregojë solidaritet duke bërë përjashtime, siç për shembull ka ndodhur në Angli, ku ndeshjet e Premier Ligës apo të Kategorive inferiore mund të ndërpriten për pak minuta për t’ju lejuar futbollistëve myslimanë që agjerojnë për Ramazan, që të thyejnë agjërimin duke u ushqyer me diçka me rënien e perëndimit.

Në Paris kanë zgjedhur rrugën e kundërt, siç është formalizuar nga një komunikatë e Komisionit Federal të Arbitrave e destinuar për të instruktuar drejtuesit e garave në çdo nivel. Në dokumentin që ka përfunduar në rrjetet sociale.

”Jemi në dijeni se disa ndeshje janë ndërprerë për të lejuar thyerjen e agjerimit në Ramazan. Të tilla ndërprerje nuk respektojnë statutet Federale. Federata dhe organet e anëtarësuara në të, si të ngarkuara me një shërbim publik, duhet të mbrojnë vlerat themelore të Republikës Franceze, për të ndaluar çdo diskriminim. Për këtë arsye janë të ndaluara gjatë kompeticioneve apo manifestimeve sportive të Federatës, diskutime politike, ideologjike, fetare, sindikaliste, si dhe cdo shenjë apo gjest që mbështet një përkatësi politike, filozofike, fetare, apo sindikaliste,” thuhet mes tjerash në komunikatën

Show More

Related Articles

Back to top button