Xi Jinping e ka siguruar Vladimir Putinin për mbështetjen e Kinës për “sovranitetin dhe sigurinë” ruse, duke bërë që Uashingtoni të paralajmërojë Pekinin se rrezikon të përfundojë “në anën e gabuar të historisë”.
“Kina pretendon të jetë neutrale, por sjellja e saj e bën të qartë se ajo ende po investon në lidhje të ngushta me Rusinë”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.