Rusia ka marrë këtë të shtunë presidencën e organit më të fuqishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë , këshillit të sigurimit të OKB-së.
Edhe pse me një drejtues tashmë të akuzuar zyrtarisht për krime lufte Rusia do të duhet të mbajë kryesinë përgjatë gjithë muajit.
Pavarësisht ankesave të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se nuk mund ta bllokonin marrjen e presidencës të Këshillit nga Rusia, që është anëtare e përhershme.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba e përshkroi marrjen e presidencës së Këshillit nga Rusia, si shakaja më e keqe e 1 prillit në botë.
DMYTRO KULEBA
MINISTER I JASHTEM I UKRAINES
“Vendi që shkel sistematikisht të gjitha rregullat themelore të sigurisë ndërkombëtare po kryeson një organ, misioni i vetëm i të cilit është të ruajë dhe mbrojë sigurinë ndërkombëtare,”
Anëtarët e tjerë të përhershëm të këtij këshilli janë Britania e Madhe, SHBA-ja, Franca dhe Kina.
Roli i presidencës së këshllit të sigurimit është kryesisht procedural, por ambasadori i Moskës në OKB, deklaroi për mediat ruse se po planifikon të mbikëqyrë disa diskutime, përfshirë edhe atë të rendit të ri botëror, sipas tij, njëpolar.
Rusia e kishte për herë të fundit presidencën e Këshillit të Sigurimit në shkurt të vitit të kaluar, në të njëjtin muaj kur nisi edhe pushtimin ndaj Ukrainës.