Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë profesoreshën Vjollcë Berisha kanë pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, shkruan Top24.
“Sot biseduam për sfidat dhe proceset që presin qytetarët e dy vendeve tona. Zhvillimi i përbashkët, bashkëpunimi, projektet infrastrukturore dhe rrugëtimi drejt BE-së mbeten aspiratat tona kombëtare.” tha Sela, përcjellë Top24.