Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në Ditën Botërore të Autizmit u shpreh se ndjehet krenar që Gostivari tashmë ka një prej qëndrave më të mira në Ballkan që u dedikohet pikërisht këtyre njerëzve.
“Kjo qendër e cila është realizuar si projekt i komunës dhe ndihmës së njerëzve mrekullueshëm që kanë dhuruar të holla pa asnjë hezitim, është shembulli më i mirë se sa shumë mund të bëjmë të gjithë bashkë. Qoftë Gostivari një qytet frymëzimi për të gjithë të tjerët sepse kurrë nuk është mjaftueshëm për të ndihmuar”, shprehet kryetari Arben Taravari.