LajmeSport

Spaleti: Menduan se Milani ka mbaruar, por ndodhi e kundërta

Napoli pësoi një goditje të fortë në fushën e tij, pasi u poshtërua 4-0 nga Milan në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Një humbje që vjen pak ditë para asaj që dy ekipet do të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve. Trajneri i Napolit, Luçiano Spalleti, pranon epërsinë e Milanit.

“Bënë një ndeshje të jashtëzakonshme dhe shfrtëzuan çdo mundësi e hapësirë që iu dhamë. Ne bëmë një ndeshje nën mundësitë tona, ndërkohë që dëshira për të përmbysur shifrat na detyroi të linin hapësira, që Milan i shfrytëzoi. Ajo që na penalizoi ishte qarkullimi i topit, ku hasëm vështirësi. Ndoshta duhej të prisnim edhe pak e të ishim më kompaktë, por gabuam nga dëshira për të fituar”, tha Spaleti.

“Ndoshta mungesa e disa lojtarëve që ishin me kombëtaret ndikoi, por Milan bëri një ndeshje të shkëlqyer. Thonin se Milan kishte mbaruar, se nuk ishte skuadra e vjetshme, por në fushë tregoi të kundërtën. Kush mendon se në Ligën e Kampionëve kishim një short të favorshëm duhet të mendojë ndryshe, pasi nuk ka asgjë të mbaruar. Euforia nuk duhet të na kthehet në armik”, tha në fund Spaleti.

Show More

Related Articles

Back to top button