LajmeRajon

Gjyqi në Hagë, “Specialja”: Shtabi i UÇK-së i shënjestroi pamëshirshëm kundërshtarët

Zyra e Prokurorisë së Gjykatës Speciale ka vazhduar me paraqitjen e provave, që sipas saj i implikon të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në krime lufte. Prokuroria tha se të akuzuarit, përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shënjestruan pamëshirshëm dhe ashpër kritikët e UÇK-së dhe “bashkëpunëtorët kolaboracionist”. Sipas ZPS-së, kritikët u vranë, u keqtrajtuan mizorisht dhe u ndoqën.

“Kundërshtarë ishin ata persona që ishin të lidhur me institucionet serbe ose ata që s’i mbështesnin politikat e UÇK-së. Këta quheshin tradhtarë, kolaboracionistë. Provat tregojnë se këto terme ngatërroheshin… Në shumë raste keqtrajtoheshin në forma të tmerrshme. Të akuzuarit e keqpërdorën postin për të urdhëruar, nxitur dhe ndihmuar zbatimin e këtij plani gjatë gjithë periudhës së aktakuzës. Cilat janë provat për këtë, ato i gjeni të qarta në mënyrë të përsëritur në komunikata zyrtare, të bëra me dije”, thekssoi kryetari i hetuesve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Ward Ferdinandusse.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, provat gjenden në komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja, nga intervistat e të akuzuarve dhe nga njoftimet zyrtare.

“Shtabi ndoqi një politikë të shënjestrimit të pamëshirshëm të kundërshtarëve. Komunikata e parë doli në nëntor të vitit 1994. Kjo politikë u përsërit vazhdimisht gjatë viteve 1996, 1997 dhe 1998. Komunikatat shpallnin ekzekutimet e të ashtuquajturve kolaboracionistëve dhe tradhtarëve. Të akuzuarit do të viheshin në shënjestër dhe do të goditeshin pa mëshirë. Kjo politikë u përsërit nëpër komunikata”, thuhej me tej.

Show More

Related Articles

Back to top button