Më datë 02.04.2023 në Njësinë policore Mavrovë është raportuar se tek vendi i quajtur “Kali i Bardhë” në ujrat e liqenit të Mavrovës në Hanet e Mavrovës, janë gjetur mbetje të eshtrave nga një skelet njeriu.
Inspektimi në vendin e raportuar është kryer me koordinim të Prokurorit Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.