LajmeRajon

Rama: Mblodhëm firmat në KiE, mocion për një rezolutë të re, mbi atë të Dick Marty-t

Shqipëria ka mbledhur firmat në asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e propozuar nga Dick Marty në vitin 2011,  për luftën e UÇK-së. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama në një postim në “Facebook”.

Kreu i qeverisë shkruan se drejtësia do të triumfojë, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare.

“I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore 🇦🇱💔🇽🇰

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”-shkruan Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button