LajmeRajon

​ Dita e dytë e gjyqit kundër UÇK-së në Hagë/ Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi nën akuzë

Në ditën e dytë të gjyqit kundër UÇK në Hagë mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka nisur deklaratat hyrëse për akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi secilin prej tyre.

Në seancën e parë, për rreth pesë orë sa kishte në dispozicion, Zyra e Prokurorit të Specializuar parashtroi para gjyqtarëve deklaratat ndaj të akuzuarve.

Sipas ZPS-së Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi kryen krime për të arritur pushtetin duke shtuar se ish-krerët e UÇK-së targetuan kundërshtarë politikë, kryesisht ata që përkrahnin LDK-në e persona që sipas prokurorisë i quanin tradhtarë ose kolaboracionist.

Prokurori i Specializuar paraqiti edhe disa prej provave për krimet që pretendon se u kryen nga ish-krerët e UÇK-së. Sipas tyre, të paktën 102 persona vdiqën si pasojë e keqtrajtimeve. Pretendohet se viktimat mbaheshin e torturohesh në stalla kafshësh, prej tyre viktimat ishin shqiptarë, serbë e romë.

Prokuroria Speciale po ashtu insiston në faktin se UÇK kishte një hierarki e cila ishte në dijeni të të gjitha krimeve që kryheshin e që nuk kishte marrë masa për t’i parandaluar. Nga mbrojtja e viktimave u kërkua edhe kompensim, duke shtuar se dëmi që kanë përjetuar vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi po gjykohen nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Show More

Related Articles

Back to top button