Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përgatitur sot të përballet me akuza penale, të cilat janë të parat për një president amerikan.
Ai akuzohet se para zgjedhjeve të vitit 2016 kishte blerë heshtjen e një yllit pornografik e cila kishte thënë se ata kanë pasur marrëdhënie intime.
Trumpi i ka mohuar akuzat.
Masat shtesë të sigurisë janë vendosur derisa autoritetet po presin protesta jashtë gjykatës së Mahnattanit.
Trumpi, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.
Të martën në mëngjes, dhjetëra policë dhe oficerë të gjykatës, si dhe agjentë të Shërbimit sekret, pritet ta shoqërojnë Trumpin nëpër rrugët e New Yorkut në kompleksin e gjykatave në Manhatan.
Ish-presidenti pritet që fillimisht të shkojë në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg.
Trumpi ka qenë nën hetim për një transfer bankar prej 130,000 dollarësh nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, te ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.