LajmeRajon

Avokati publikon videot, Thaçi ishte kundër krimeve ndaj civilëve serbë

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka folur në seancën që po vazhdon në Hagë e ku po jepet fjala hyrëse.

Misetiq ka publikuar video të shumta ku Thaçi shihet menjëherë pas përfundimit të luftës, teksa kërkonte të mos ketë ndarje dhe krime ndaj civilëve serbë.

Me këtë, avokati Misetiq tha se u rrëzua argumenti i Prokurorisë lidhur me pjesëmarrjen e Thaçit në krime të tilla.

“Të gjitha këto video dëshmojnë se roli i Thaçit ishte krejt i kundërt nga ajo që po tenton ta akuzojë ZPS-ja. Prokuroria ka barrën e provës përtej dyshimit të arsyeshëm, se nuk kishte asnjë shpjegim përpos faktit që Thaçi nuk ishte pjesëtar i kësaj politike. ZPS-ja nuk mund t’i bëjë këto argumente”, tha Misetiq.

Njëra nga videot tregonte kur Thaçi kishte shkuar në Mitrovicë menjëherë pas përfundimit të luftës dhe tensioneve mes shqiptarëve e serbëve. Aty, Thaçi bënte thirrje që të dy palët të jetojnë bashkë.

Një video tjetër ishte kur Thaçi kishte shkuar te një familje serbe bashkë me Bernard Kouchner menjëherë pas përfundimit të luftës.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button