LajmeSport

Bajerni dhe Aintrahti, favorit për të kaluar në gjysmëfinale

Në Gjermani, do të luhen dy sfidat e para të çerekfinaleve të “DFB Pokal”. Në orën 18:00, Frankfurt do të përballet në shtëpi ndaj Union Berlin. Vendasit nuk vijnë nga një performancë e mirë në pesë sfidat e fundit në të gjitha kompeticionet, pasi kanë arritur të barazojnë tre dhe të humbasin dy. Në të pesta këto sfida, fakti interesant për Frankfurt është se ata kanë mundur të shënojnë vetëm 3 gola. Nga ana tjetër, Union Berlin ndodhet pak më mirë, me 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Vendasit sot i favorizon stadiumi dhe tifozeria e mrekullueshme, por Union Berlin nuk është aspak një ekip për t’u nënvlerësuar duke paraë edhe renditjen e tyre aktuale në tabelën e Bundesliga.

Sfida tjetër çerekfinale do të jetë ajo mes Bajern Munihut dhe Frajburgut. Kjo pritet të jetë një përballje tepër e bukur dhe emocionuese. Bavarezët vijnë të karikuar nga një fitore në klasiken gjermane kundër Dortmund me rezultatin e konsiderueshëm 4-2, ndërsa miqtë vijnë nga një barazim në shtëpi ndaj Hertha Berlin 1-1. Forma e Bajernit është shumë herë më e mirë se e Freiburg, me 4 fitore dhe 1 humbje në pesë sfidat e fundit, ndërsa bardhezinjtë me 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Show More

Related Articles

Back to top button