Vendet e mëdha prodhuese të naftës të udhëhequra me në krye Arabinë Saudite thanë se po reduktojnë përsëri furnizimet me naftë të papërpunuar.
Këtë herë, vendimi ishte i befasishëm dhe po nxjerr në pah shqetësimet për ecurinë e ekonomisë globale. Rusia po bën të njëjtën gjë duke e zgjatur afatin e shkurtimit të furnizimeve për deri në fund të vitit. Në teori, një ulje e sasisë së naftës që rrjedh në rafineri do të nënkuptojë çmime më të larta të karburantit dhe mund ta rrisë inflacionin në SHBA dhe Evropë. Dhe kjo mund të ndihmojë gjithashtu Rusinë të zbusë efektin e sanksioneve perëndimore lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.
Vendimi i prodhuesve të naftës, shumë prej tyre anëtarë të OPEC-ut, për të ulur prodhimin me më shumë se 1 milion fuçi në ditë vjen pasi çmimet standarde të naftës së papërpunuar ndërkombëtare ranë mes një ekonomie globale të ngadalësuar që ka më pak nevojë për karburant për udhëtime dhe industri .