BotaLajme

Trump: SHBA-të po shkojnë në ferr/ “Akuzat, për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024”

Ish Presidenti Donald Trump, ndaj te cilit rëndojnë 34 akuza penale, u shpreh pas mbarimit të seancës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkojnë në ferr.

Këtë deklaratë, Trump e bëri gjatë fjalimit të fortë e sfidues që mbajti për mbështetësit e tij në rezidencen private “Mar A Lago” ne Florida.

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENT I SHBA

Nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”.

Pavarësisht se gjatë seancës në Nju York Trump u paralajmërua për retorikën e tij, ai akuzoi prokurorin, duke e quajtur atë nje kriminel.

“Krimineli i vërtetë është prokurori i qarkut sepse ai zbuloi në mënyrë të paligjshme sasi masive të informacionit të jurisë së madhe për të cilat ai duhet të ndiqet penalisht ose, së paku, duhet të japë dorëheqjen”.

Gjatë gjithë fjalimit të tij, ish kreu i shtëpisë së bardhë u deklarua I pafajshem ndërsa përsëriti pretendimin se prokuroria ka për qëllim të prishë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Ky rast i rremë u soll vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024. Dhe duhet të hiqet menjëherë”

Shumica e republikanëve që po kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë ose që kanë në plan të shpallin kandidaturën kanë shprehur mbështetjen për Trump duke deklaruar se hetimet ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Të martën, Trump u akuzua për 34 vepra penale ku në tre raste të veçanta, ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blere heshtjen e tre individëve gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Show More

Related Articles

Back to top button