Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet në kujdesin intensiv në një spital të Milanos, ka raportuar Reuters të mërkurën.
Manjati miliarder i medias dhe katër herë kryeministër ka pësuar vazhdimisht periudha të vështira me sëmundje në vitet e fundit. Doli nga spitali vetëm javën e kaluar. Por i janë shfaqur sërish komplikimet.
Sipas raportimeve, 86-vjeçari ka probleme me zemër dhe vështirësi në frymëmarrje.
Momentalisht, nuk është në rrezik për jetën.