Haaland rikthehet në stërvitje me Manchester City!
Manchester City ka marrë lajmin e mirë të rikthimit të Erling Halandit në stërvitje.
Sulmuesi norvegjez vuante një dëmtim në ijë që pësoi në mars në ndeshjen e Kupës FA kundër Bërnlejt dhe humbi ndeshjen e fundjavës kundër Liverpulit. Por 22-vjeçari zbriti në stërvitje ditën e mërkurë.
Nuk dihet nëse Guardiola do ta rrezikojë për ndeshjen e fundjavës kundër Sauthemptonit, City por ai do të jetë me siguri gati kundër Bajernit në Champions.